Flash News

E-TJERA

A ka materiale komprometuese për politikanët që do shkaktonin “tërmet”? Konfirmon Llalla: Janë të bollshme

A ka materiale komprometuese për politikanët që do shkaktonin

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka deklaruar se ka materiale komprometuese  të bollshme për zyrtarët e politikës apo përfaqësuesve të huaj aktiv në vendin tonë, materiale që do të shkaktonin termet në politikën shqiptare.

I ftuar në Çim Peka në SYRI TV, Llalla thotë se do ishte mirë që për ato materiale të bollshme të ishte nisur një hetim ose të kishte një ekzekutim që në atë kohë.

Pjesë nga Intervista:

Llalla ekziston një perceptim që ju keni materiale komprometuese për politikanët tanë por edhe përfaqësuesit e huaj aktiv në vendin tonë, materiale që do të shkaktonin termet në politikën shqiptare, por ndoshta edhe në diplomacinë e huaja në Shqipëri. Si qëndron e vërteta dhe a keni realisht një koment për këto, nuk dua t’ju krahasoj me çantën e zezë të Spartak Brahos. Pra po flasim për momentin kur keni drejtuar prokurorinë në kohën kur korrupsioni ka arritur nivele të frikshme?

Nuk dua të bëj një krahasim me rastin e deputetëve ish-sigurimsa të shtetit që mbanin çanta dhe kërcënonin zyrtarë të shtetin. Natyrisht që gjatë kohës që drejtoja organin e akuzës ashtu dhe më para ligji i jepte kompetenca me shumë kryeprokurorit se sa ka sot, me ligjin aktual. Pra duhet të funksiononte si institucion i centralizuar. Informacionet në atë kohë vinin nga drejtime dhe burime të ndryshme që kishin dhe detyrën të raportonin duke përfshirë veprat që nga siguria kombëtare që përfshin korrupsion, vrasje, trafikime etj.

Po e nisim nga siguria kombëtare dhe kur vinin informacione të tilla kryeprokurori i Përgjithshëm është i detyruar të informoj dhe komunikoj me drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, drejtuesit të policisë për të rakorduar punë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese. Dhe është normale që në zyrën e kryeprokurorit të mbledh shumë informacion që krahas formalisht ka edhe materialisht dhe sigurisht skaliten edhe në mendjen.

Pra i keni jo vetëm në mendje?

Ka materiale të bollshme.

Do ishte mirë që për ato materiale të bollshme të ishte nisur një hetim ose të kishte një ekzekutim që në atë kohë por e rëndësishme është që materiale ka të bollshme.

Të fundit