Flash News

E-TJERA

A ka më deputetë apo zyrtarë të lartë që po hetohen? Përgjigjet kreu i SPAK

A ka më deputetë apo zyrtarë të lartë që po

Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja është pyetur nga deputetja demokrate Jorida Tabaku, nëse ka deputetë apo zyrtarë të lartë nën hetim për çështjen e inceneratorëve.

Kraja ka deklaruar se nuk do të japë përgjigje për pyetje konkrete pasi kështu e përcakton ligji.

“Nuk do të jap asnjë përgjigje për çështje konkrete, kjo është e shkruar në ligj, ndaj dhe nuk do të jap as përgjigje dhe as komente. Unë do respektoj ligjin që keni miratuar ju.

Ne i jemi referuar gjithmonë zbatimit të rekomandimeve për vitin 2021. Rekomandimet janë dhënë në tetot dhe dhjetor për fushën e prokurorisë kundër korrupsionit.  Gjatë vitit 2021 dhe fillimit të këtij viti janë kryer hetimet dhe po hetohen persona me funksione të larta shtetërore.

SPAK ka në fokusin e saj zbatimin e rekomandimeve. Po të referohemi më saktësisht në rekomandime thuhet se duhen garantuar zbatimi i ligjit.  Jemi munduar të kryejmë sa më shumë hetime. Kemi bashkëpunuar me struktura ligjzbatuese brenda vendit”, tha ai gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian.

 

 

Të fundit