Flash News

E-TJERA

A ka patur presion nga Rama për të nxjerrë më shumë banorë? Si përgjigjet drejtorwesha e INSTAT

A ka patur presion nga Rama për të nxjerrë më shumë

Drejtoresha e INSTAT-it, Elsa Dhuli ka folur për rezultatin e censit në Shqipëri, i pritur edhe me kritika.

E ftuar në RTSH, ajo u pyet nëse ka patur ndonjë presion politik nga kryeministri për të nxjerrë një numer më të lartë banorësh në Shqipëri, por Dhuli dha një përgjigje institucionale.

“Jo vetëm për Censin e Popullsisë dhe të Banesave, por për çdo statistikë që prodhon, INSTAT-i është një institucion i pavarur, me nivel të lartë profesional. Ne jemi të paanshëm nga çdo pjesë e presioneve të kujtdo qoftë. Të gjithë përdoruesit e statistikave, por edhe të tjerët, duhet t’u besojnë statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave, i cili është i përcaktuar me ligj si një institucion i pavarur, që zgjidhet nga Kuvendi i Shqipërisë, raporton në Kuvendin e Shqipërisë dhe publikon statistika, duke ndjekur e zbatuar standardet dhe rekomandimet europiane apo ndërkombëtare”- u shpreh drejtoresha e INSTAT-it. 

Të fundit