Flash News

E-TJERA

A ka qeveria një plan emergjence nëse na pret një mbyllje tjetër? Denaj debat me ekspertët: Ka më shumë se një skenar negativ 

A ka qeveria një plan emergjence nëse na pret një mbyllje
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ne emisionin 'Open'

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj thotë se ka më shumë se një skenar negativ gati në rast se vendi do të duhet të përballet me një mbyllje të dytë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia covid-19.

E ftuar në emisionin “Open, Denaj ka debatuar me ekspertët e ekonomisë, pasi këta të fundit deklaruan se buxhet i këtij viti është i guximshëm duke parë shpenzimet dhe të ardhurat.

“A ka një plan emergjence qeveria nëse kemi mbyllje tjetër, pasi kemi numër të lartë infektimesh?”, e pyet gazetarja e TCH.

Denaj: Vërtetuam me reagim kur situata e emergjencës erdhi e papritur. Skenarët negativë ishin, ka një formulë. Ngrihen shpenzimet buxhetore të panevojshme në një situatë emergjence, nga PPP në varësi të negociatave, kemi ulur 4.8 mld lekë, shpenzimet operative dhe kapitale.

Zana Guxholli: Eshtë covidi nëpër këmbë

Denaj: ka shkuar për shëndetësinë, rindërtimin. Nëse do kemi situatë të dytë, fillon me fondet rezervë, ngrirjet e brendshme edhe pa bërë akt normativ të rialokohet. Shtuam para te shëndetësia, se janë të mundshme.

Zana Guxholli : A ka rezerve për këto situata brenda këtij buxheti?
Denaj: Po sigurisht që kemi. këtë vit siguruam ndihmën e shtuar.

Të fundit