Flash News

E-TJERA

A kanë depozita shqiptarët? Ministrja Denaj lëshon ‘perlën’: Po ku do t’i harxhojnë në kohë pandemie

A kanë depozita shqiptarët? Ministrja Denaj lëshon
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj duke folur në 'Open'

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka habitur me përgjigjen e saj, kur u pyet nëse shqiptarët kanë depozita në këto kohë krize.

Duke debatuar me pedagogen Zana Guxholli lidhur me buzhetin e 2021 në emisionin ‘Open’, ministrja u përgjigj se shqiptarët nuk kanë ku t’i harxhojnë depozitat e tyre në këto kohë pandemie.

Zana Guxholli: Tek investimet publike. PPP janë një element. Pse nuk flisni rritje ekonomike kur kemi pasur 13% rritje ekonomike?

Anila Denaj: E kuptoj emocionin tuaj

Zana Guxholli: Jo ju keni emocion se jeni në qeveri. Unë kam 41 vjet që jap leksion. Shqiptarët nuk kanë depozita, e kanë mendjen në spitale, në shpenzime.  

Anila Denaj: Po ku do t’i harxhojnë depozitat në kohë pandemie.

Zana Guxholli: Po t’i kenë njëherë pastaj t’i harxhojnë.

Të fundit