Flash News

E-TJERA

A keni mëri me Berishën që nuk ua la ju PD-në, por Bashës? Përgjigjet Topalli: E kam menduar gjatë

A keni mëri me Berishën që nuk ua la ju PD-në, por

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, e cila një ditë më parë prezantoi partinë e re ‘Lëvizja për ndryshim’ thotë se nuk ka asgjë personale as me kreun e PD, Lulzim Basha, apo me ish-liderin demokrat Sali Berisha, se ky i fundit nuk i la partinë.

E kam menduar gjatë, e kuptoj se është e menduar mirë nga pala tjetër për të thënë se është dicka personale. Është e përcjellë prej kohësh.

Jo, nuk kam asgjë personale. Por kam një qasje krejt tjetër nga politika personale që është zhvilluar rasti në fjalë.

Kam patur diferenca të mëdha dhe i kam thënë vazhdimisht kur isha deputete e kryetare parlamenti. Ishin gjëra shumë thelbësore që më ndanin në aspektin e detyrimeve që një politikan ka në raportort me interesin publik dhe kur sheh se interesin publik e ngatërron me atë privat sigurisht që nuk bie dakord. Mendoj se një ministër apo politikan është shërbëtor i shtetit dhe nuk mund të jetë ai që mendon për interesa të ngushta familjare”, tha Topalli në një intervistë për ‘Euroneës Albania’, ndërsa nuk preferoi të japë detaje konkrete.  

Të fundit