Flash News

E-TJERA

A kërkoi Tahiri transferim në Lushnje pas konfliktit me drejtorin e burgut? Sqaron Maks Haxhia

A kërkoi Tahiri transferim në Lushnje pas konfliktit me drejtorin e

Sot u raportua se ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kishte kërkuar transferimin nga burgu i Fierit te ai i Lushnjës. 

Në media është përfolur se shkak i kërkesës së transferimit ka qënë një konflikt mes tij dhe drejtorit të burgut të Fierit, por avokati i ish-ministrit Max Haxhia e ka mohuar një gjë të tillë.

I ftuar në “Radarin Informativ” në ABC, Haxhia u shpreh se kërkesa e Tahirit është bërë sepse në Fier ka shumë të dënuar për vepra të tjera dhe gjithashtu do ta ketë më të lehtë të takojë familjarët.

“Unë vete s’po them 2 herë në jave, po një herë në 2 jave dhe kam shumë kontakt me Saimir Tahirin që është zbatues i ligjit shumë rigoroz. Nuk di që ka konflikt me drejtorin, por ka kërkuar vetë që të shkojë në Lushnjë sepse atje ka shumë të dënuar të tjerë për vepra penale të ndryshme e për shkak të aksesit të lehtë për t’u takuar me familjen. Nuk më është ankuar për rregulla të forta, ka qenë i disiplinuar dhe shumë zbatues për rregullat e burgut”, tha Haxhia.

Ai shtoi gjithashtu se do ta takojë ish-ministrin të hënën, por nuk beson të ketë pasur konflikt mes tij dhe drejtorit të burgut.

“Për konflikt nuk e di, e kam lënë që të  shkoj të hënën, po nuk besoj të ketë”, tha ai.

Të fundit