Flash News

E-TJERA

A mund të bëjnë grafi fëmijët me Covid-19? Sqaron mjeku penumolog: Kur këshilloj skanerin

A mund të bëjnë grafi fëmijët me Covid-19? Sqaron mjeku
Adrian Jorgji

Mjeku pneumolog, Adrian Jorgji e ka cilësuar shqetësues numrin e viktimave nga Covid-19 në vendin tonë.

“Shqetësues duhet të jetë patjetër. Kjo edhe për një fakt tjetër. Mosha mesatare e të infektuarve ka rënë shumë”, tha ai.

Mjeku është ndalur edhe te fëmijët që preken nga koronavirusi. Ai tha për ‘Kjo Javë’ se infektimi i tyre dhe përcjellja e virusit te anëtarët e tjerë të familjes i ka rritur shifrat.

“Fëmijët e marrin virusin në shkolla dhe ua transmetojnë prindërve apo gjyshërve. Ata kanë ndikuar shumë tek rritja e infeksioneve, sidomos me format e reja që po vështirësojë punën”, tha Jorgji.

Sa i përket dëmeve që mund të sjellë grafia te fëmijët ai tha se “Në dëmtimet e Covid grafia nuk është një armë që ndihmon shumë. Sidomos në fazën e parë. Në fazën e parë ajo thuajse nuk tregon asgjë. Kjo e bën të vështirë diagnostikimin.”

Ndërkohë për skanerin mjeku sugjeron që të bëhet pas ditës së 7-të.

“Pacienti dëgjohet me vesh dhe përmes ankesave të tij. Për skanerin do të thoja se nuk duhet të bëhet më parë se dita e 7”, shtoi ai.

Të fundit