Flash News

E-TJERA

A mund të lirohen Veliaj dhe Meta? Ish-prokurori shpjegon ndikimin e vendimit të Gjykatës së Lartë

A mund të lirohen Veliaj dhe Meta? Ish-prokurori shpjegon ndikimin e

Ish-prokurori Eugen Beci foli për mundësinë që Erion Veliaj dhe Ilir Meta të lirohen nga burgu, duke theksuar se një vendim unifikues i Gjykatës së Lartë nuk do të sillte automatikisht lirimin e tyre.

Beci tha në emisionin “Now” në Euronews Albania se një vendim i tillë mund të ndikojë vetëm nëse palët paraqesin një kërkesë të re për ndryshim të masës së sigurisë. Në këtë rast, gjykata do ta shqyrtonte kërkesën duke u bazuar në kriteret dhe interpretimin që do të vendoste Gjykata e Lartë.

Ai shpjegoi se thelbi i ndryshimeve lidhet me mënyrën se si gjykatat duhet të arsyetojnë vendosjen e masës “arrest me burg”.

“Mundësia për të dalë ata nga burgu qëndron në këtë mënyrë. Në rast se vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë do jetë konkret sa i përket mënyrës së përcaktimit të masës së sigurimit ‘arrest me burg’ me kritere strikte, ata nuk dalin automatikisht nga burgu.

Në rast se do bëjnë një kërkesë për ndryshim mase sigurie, gjykata do e vlerësojë kërkesën e re në frymën e vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë.

Ndryshimet janë kështu: Duhet të jesh me prova konkrete për të treguar caktimin e një mase ‘arrest me burg’ kur prishen provat e hetimit, dhe e dyta, hetimi duhet të jetë i arsyetuar dhe nuk mund të jetë shabllon. Një ndryshim tjetër është se kemi një praktikë shumë të fortë të Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut. Kemi tre raste të Shqipëri, ku gjykatat shqiptare bëhen telef.

Gjykata e Lartë nëse do kishte një qasje të tillë pozitive, minimalja rekurset që priste nga vendimet e caktimit të masave të sigurisë duhet ti prishte dhe të mos thoshte ‘mospranim rekursi’, sepse këtu duket hipokrizia e Gjykatës së Lartë”, tha Beci.

Të fundit