Flash News

E-TJERA

A pati ndërhyrje të jashtme? Fuga vë në dyshim vendimin 4–4 të GJK për Ballukun

A pati ndërhyrje të jashtme? Fuga vë në dyshim vendimin

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Belinda Ballukut po shoqërohet me pikëpyetje të forta mbi mënyrën e vendimmarrjes dhe legjitimitetin e rezultatit 4–4, një rezultat që, sipas akademikut Artan Fuga, është jashtëzakonisht i rrallë dhe problematik si nga pikëpamja statistikore, ashtu edhe juridike.

I ftuar në “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, Fuga tha se duke u mbështetur në teorinë e lojës, një teori e njohur në ekonomi, sociologji dhe psikologji, rezultati 4–4 ka një probabilitet shumë të ulët për të ndodhur spontanisht.

“Sipas statistikës, një rezultat 4–4 ka gjasë të ndodhë vetëm një herë në nëntë raste. Pra, është shumë i rrallë. Kjo më shtyn të ngre pikëpyetjen: a kemi të bëjmë me një rastësi apo ka pasur ndërhyrje nga jashtë?”, tha Fuga.

Ai shtoi se teoria e lojës parashikon edhe një skenar tjetër: kur dy palë me fuqi të barabartë përplasen ose bashkëpunojnë në mënyrë të pandërgjegjshme, rezultati përfundon në barazim.

“Kjo më çon te një pyetje e dytë dhe e tretë: a ka pasur ndërhyrje nga jashtë apo a janë marrë vesh palët mes tyre? Nuk shkoj më tej sepse nuk kam fakte, por probabiliteti i një rezultati krejt spontan është i vogël”, theksoi ai.

Fuga kritikoi gjithashtu arsyetimin juridik të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar të mbushur me kontradikta logjike.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka tagër të gjykojë nëse dikush ka shkelur apo jo ligjin. Ajo gjykon vetëm kushtetutshmërinë. Derisa një person të dënohet, GJK nuk mund të thotë se ai e ka shkelur ligjin”, tha Fuga.

Të fundit