Flash News

E-TJERA

A përfiton imunitet Fredi Beleri si eurodeputet? Sqaron zv.presidentja e PE

A përfiton imunitet Fredi Beleri si eurodeputet? Sqaron zv.presidentja e PE

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, politikanja italiane Pina Picierno foli në lidhje me rastin e eurodeputetit Fredi Beleri.

Në Euronews Albania, ajo u pyet nëse Beleri përfiton imunitet dhe të fitojë lirinë nga burgu tashmësi eurodeputet, por tha se nuk ishte në dijeni të detajave të çështjes dhe se ekipi që merret me çështjet ligjore në PE do të shoh rastin.

“Nuk jam në dijeni por Parlamenti Europian do të merret me këtë çështje. Do të shohim me imtësi këtë çështje në lidhje me imunitetin”, tha ajo.

Kujtojmë se Drejtori i Burgjeve miratoi kërkesën 5-ditore për Belerin, në mënyrë që ai të kryejë betimin si deputet i PE. Sipas njoftimi, leja e Belerit do të niste ne 15 korrik dhe do t’i përfundojë më 20 korrik, kur do të duhet të vijojë dënimin në burgun e Fierit.

Beleri është dënuar nga Apeli i GJKKO-së me 2 vjet heqje lirie me akuzën e korrupsionit zgjedhor, pasi u arrestua nga policia dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit 2023. Që nga çasti i prangosjes e në vijimësi, Beleri ka kundërshtuar akuzat që prokuroria ka ngritur ndaj tij, duke e konsideruar këtë një proces politik dhe ka apeluar vendimin.

Por edhe Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur ta lërë në qeli. Në javën e parë të qershorit, Beleri u zgjodh deputet i Parlamentit Europian me rreth 237 mijë vota, duke u renditur i katërti në listën me 7 fitues që garuan nën siglën e partisë në pushtet në Greqi, “Demokracia e Re”.

Të fundit