Flash News

E-TJERA

A po punoni për të rrëzuar Kurtin? Rama “përplaset” me gazetarin, si përgjigjet

A po punoni për të rrëzuar Kurtin? Rama

Kryeministri Edi Rama ka pasur debat me një gazetar gjatë konferencës që zhvilloi në Prishtinë krah homologut Albin Kurti.

Gazetari e pyeti për vërtetësinë e lajmeve që qarkullojnë, se Rama po punon për të rrëzuar qeverinë e Albin Kurtit.

Kryeministri shqiptar e pengoi për ta përfunduar pyetjen dhe pas këmbënguljes së gazetarit, dha një përgjigje për këtë çështje.

Gazetari: Ju po punoni për të rrëzuar Kurtin?

Rama: Dëgjo, jo nuk do ta mbarosh pyetjen

Gazetari: Është e drejta ime

Rama: Po e jotja është, nuk ta shkel të drejtën. Dëgjoni këtu, qeverinë Kurti e rrëzon vetëm një protestë e organizuar nga Albini. Për sa kohë, Albini nuk del në protestë kundër qeverisë vetë, nuk ka kush e rrëzon. Kështu që s’ka lidhje kjo

 

Të fundit