Flash News

E-TJERA

A po shkojmë drejt "peshkut të madh"? Kim: Unë nuk jam peshkatare. Mos hiqni dorë, qytetarët duhet të jenë më kërkues

A po shkojmë drejt "peshkut të madh"? Kim: Unë nuk jam
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka folur sërish për Reformën në Drejtësi, ku ka theksuar se po ecën përpara edhe pse më ngadalë se sa njerëzit dëshirojnë. Ajo shtoi se qytetarët dyhet të jenë më kërkues ndaj ndaj qeveritarëve. Kim shtoi se është koha që të ecet përpara dhe jo e dorëzimit.

"Kam shpresë të pafundme për Shqipërinë. Unë mendoj që reforma në drejtësi po çohet përpara, ngadalë, më ngadalë se çfarë do të donim por është padyshim një shtysë përpara, njerëzit duhet të vazhdojnë të jenë të pakënaqur, duhet të jenë më tepër kërkues me qeveritaret e tyre, njerëzit që ata kanë zgjedhur dhe duhet të vazhdojnë përpara. Tani është koha që të vazhdojmë përpara. Mos u dorëzoni. Disa njerëz thonë që reforma në drejtësi është asgjë, duhet të dorëzohemi, por jo, po ju gënjejnë, mos hiqni dorë", tha Kim.

Këto deklarata kryediplomatja amerikane i bëri nga Pusteci, ku mori pjesë në një aktivitet kulturor. E pyetur nga gazetarët, nëse po shkohet drejt "peshkut të madh", Kim tha se ajo nuk peshkatare apo gjyqtare, por diplomate.

Ambasadorja shtoi se çuarja para drejtësisë e zyrtarëve të korruptuar është përgjegjësi e institucioneve, ndërsa shtoi se këto të fundit kanë nisur t'i përmbushin detyrat e tyre.

"Unë jam diplomate. Unë nuk jam një persekutore, nuk jam një peshkatare, nuk jam gjyqtare, unë jam thjesht një diplomate. Institucionet kanë përgjegjësinë e tyre, ata e dinë se cilat janë përgjegjësitë e tyre, unë mendoj që ata po nisin ti përmbushin ato. Le të mbështesim ata", shtoi Kim.

 

 

 

Të fundit