Flash News

E-TJERA

A po zvarriten çështjet politike? Eksperti i kriminalistikës: Brenda SPAK ka përplasje

A po zvarriten çështjet politike? Eksperti i kriminalistikës:

Eksperti i kriminalistikës dhe pedagogu Ervin Karamuço deklaron se brenda institucionit të SPAK ka përplasje, ndërsa diskutohej se a po i zvarrit çështjet e politikës.

I ftuar në emisionin “Log.” në ABC, Karamuço thotë se Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit nuk janë në harmoni me njëra-tjetrën.

“Duhet të marrë fund loja që kur duam dënojmë, kur nuk duam interpretojmë. Ne këtë që ka ndodhur e kemi mbajtur njëherë si mjet për të mbajtur në çengel personat, dhe njëherë si mjet për të shantazhuar ata që kemi interes.

Drejtësia nuk mund të bëhet “dashnore” e politikës. Kur flasim për SPKA duhet të kemi parasysh edhe një gjë, SPAK nuk është prokuroria, janë dy institucione Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Byroja Kombëtare e Hetimit deri tani është eklipsuar.

Në prapaskenë ka një përplasje me SPAK. Nga njëra anë BKH shikohet si paradhomë e SPAK. Ndërkohë ajo që për të cilën është dhënë shumë lek është për ta kthyer në një FBI, dhe FBI ka një efektshëmri më të madhe, e kemi realizuar ne me BKH-në? Duket sikur nuk ekziston akoma”, tha eksperti.

 

Të fundit