Flash News

E-TJERA

A rrëzohet qeveria nga protestat e paralajmëruara të PD dhe PL? Fuga: Çdo gjë mund të ndodhë

A rrëzohet qeveria nga protestat e paralajmëruara të PD dhe PL?

Akademiku Artan Fuga ka deklaruar se nuk pret ndryshime të mëdha në shtator me protestat e paralajmëruara nga Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike, por sipas tij gjithçka mund të ndodhë.

Duke folur në rubrikën “Opinion” në News 24, Fuga thotë se propaganda e qeverisë ka bërë që tek shqiptarët të shuhet shpresa për ndryshim.

“Çdo qeveri rrëzohet nëpërmjet protestave, ajo që s’ka ndodhur mund të ndodhë.
Shoh që ka një pakënaqësi në rritje masive në popullsi, por deri më sot shqiptari ka zgjedhur o të ikin o të rrinë të heshtur në fatalitetin e tyre.

Propaganda e qeverisë e shtyn këtë gjë. Pakënaqësia nga qeveria kthehet në pakënaqësi të politikës në tërësi, dhe deri tani e ka arritur për shkak të probleme vetë rënda edhe të vetë opozitës. Deri tani nuk kemi parë një opozitë që zgjat me ditë apo zgjat më shumë se disa orë.

Këto janë shenja që ende askush nuk i sheh. Pa parë këto që tregojnë se pakënaqësia është transformuar në energji sociale askush nuk mund të thotë se do të ndodhë e gjitha kjo.
Ngjarje të papritura mund të ndodhin, drama sociale mund të krijohen, kriza mund të ashpërsohen”, u shpreh Fuga.

   

Të fundit