Flash News

E-TJERA

A shkakton vaksina antiCovid infertilitet? Mjekja tregon pse duhet të vaksinohen shtatzënat  

A shkakton vaksina antiCovid infertilitet? Mjekja tregon pse duhet të

Vaksina antiCovid ka ngjallur polemika lidhur me ndikimin që mund të ketë në pjellorinë e femrës. Sipas spekulimeve, disa të provuara e disa të tjera jo, vaksinat antiCovid mund të shkaktojnë infertilitet te femrat.

Drejtuesja e një prej komiteteve të EMA (Agjencia Evropiane e Barnave, Ornela Ademi në një lidhje me “ABC News”, tha se vaksina nuk ndikon në fertilitet.

“Nuk është e vërtetë që ndikon në fertilitetin, nuk ka të dhëna të tilla. Përpara se një medikament të hidhet në treg shihen efekte anësore të tij. Përsa i përket vaksinës nëse do të kishte një efekt të tillë, vaksina nuk do të konfirmohej. Prandaj po të hysh te faqja e EMA, shikon që nuk ka lidhje dhe shikon të gjitha informacionet nëse duhet bërë vaksina. Vajzat dhe djemtë që kanë në plan duhet ta bëjnë vaksinën dhe nuk ndikon te fertiliteti”, është shprehur Ademi.

Sa i përket, grave shtatzëna, Ademi tha se është e rekomandueshme ta bëjnë vksinën, por në rast se nuk kanë kontakte me shumë njerëz edhe mund ta shmangin.

“Nuk ndikon as te fetusi, por sipas studimeve klinike duhet bërë kujdes, nese një person shtatzënë nuk del shumë, nuk ka kontakt me njerëz, atëherë mund edhe mos ta marrë vaksinën”, shtoi mjekja Ademi.

 

 

Të fundit