Flash News

E-TJERA

A u dekonspirua aksioni i SPAK? Proda: U përfshimë vetëm dje, nuk kemi mbikëqyrur asnjë anëtar

A u dekonspirua aksioni i SPAK? Proda: U përfshimë vetëm dje, nuk

Nga aksioni i SPAK për goditjen e një bande kriminale të trafikut të lëndëva narkotike u lëshuan 52 masa sigurie në total, por vetëm 40 prej tyre u ekzekutuan, teksa një prej emrave më të rëndësishëm të bandës, Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës” arriti të arratiset.

I pyetur nëse ka pasur dekonspirim të aksionit të SPAK, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, tha se efektivët ishin përfshirë vetëm ditën e djeshme në aksion dhe se nuk kanë patur nën mbikëqyrje asnjë anëtar të bandës.

“Policia e Shtetit është përfshirë vetëm dje në fazën e ekzekutimit të vendimeve penale dhe nuk ka pasur mbikëqyrje të fshehtë fizike apo në vëzhgim asnjë personazh të këtij grupi kriminal. Sa i përket dekonspirimit, unë e di se për ju gazetarët përbën lajm dhe e përmendni, por për mua nuk ka pasur asnjë problem.”, tha Proda.

Të fundit