Flash News

E-TJERA

A u dëshmua dje se politika shqiptare do të shkelë mbi gjakun e çamëve për t’u anëtarësuar në BE?

A u dëshmua dje se politika shqiptare do të shkelë mbi gjakun e

Një ditë më parë, në mes të Tiranës, një kërcënim i hapur erdhi nga Greqia, të cilin politika shqiptare e kaloi me buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias i bëri të qartë Shqipërisë se duhet ta harrojë integrimin në BE, nëse vijon të diskutojë çështjen çame.

Teksa homologia e tij, Olta Xhaçka po fliste për marrëdhëniet dypalëshe, duke evidentuar edhe njohjen e pronave të komunitetit çam, Dendias iu kthye me një gjuhë aspak diplomatike, ku tha se: Duhet të mos krijojmë çështje që nuk janë ekzistuese sepse kjo gjë do të na çojë në pasoja të shumëfishta, ku Greqia pastaj do të vendosë çështje të tjera që mund të ndikojnë në itinerarin tuaj në Europë.

Xhaçka heshti përballë kësaj deklarate të ashpër. E kjo deklaratë vjen kur gjenocidi grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë është ende një plagë e hapur. Duket se politika shqiptare, referuar heshtjes së saj, do të shkelë mbi gjakun e çamëve për të t’u integruar në BE.

Në të kundërt, Greqia do t’i kthehet kundër duke penalizuar nisjen e negociatave. Ky “pakt” po pranohet nga shteti shqiptar, pasi pengesat e rrugës europiane duket se janë më “malore” sesa thuhet.

Nuk është vetëm vetoja bullgare, apo mospërmbushja e kushteve, fqinji jonë jugor është po aq penalizues. Kujtojmë se Greqia nuk e ka njohur as pavarësinë e shtetit tjetër shqiptar, Kosovës.

 

 

Të fundit