Flash News

E-TJERA

A udhëtojnë dot në BE shqiptarët e vaksinuar me Sputnik V apo Sinovac? Sqaron Manastirliu

A udhëtojnë dot në BE shqiptarët e vaksinuar me Sputnik V

Ministrja e Shëndetësisë ka sqaruar nëse udhëtojnë dot lirshëm brenda unionit shqiptarët që janë vaksinuar me vaksinat ruse dhe kineze, të cilat zyrtarisht ende nuk janë certifikuar nga EMA, Agjencia Evropiane e Medikamteve.

Gjatë një konference për mediat, ministrja tha se deri tani nuk ka asnjë kufizim të vendosur mbi llojet e vaksinave.  

“Nga informacionet që kemi nga OBSH dhe EMA janë duke u marrë në konsideratë dy vaksinat për të marrë autorizimin emergjent të tregtimit. Besoj që do të ketë një lajm të shpejtë. Deri tani nuk asnjë kufizim të vendosur mbi llojet e vaksinave”, tha ministrja.

 

Të fundit