Flash News

E-TJERA

Abakarov ngriti flamurin shqiptar në Beograd, Fidel Ylli: Të huajt po na vijnë për shkak të kushteve të mira

Abakarov ngriti flamurin shqiptar në Beograd, Fidel Ylli: Të huajt po

Zelimkhan Abakarov i ka dhuruar Shqipërisë pak ditë më parë në Beograd medaljen e parë të artë në sportin e mundjes në një kampionat botëror.

Për këtë, në emisionin “SportZone” në MCN TV, ka folur presidenti i KOKSH, Fidel Ylli.

Ky i fundit u shpreh se Abakarov, u pikas nga Presidenti i Federatës së Mundjes, Prizreni, ndërsa shtoi se sportistët e huaj vijnë në Shqipëri, për shkak të kushteve të mirë dhe shpërblimeve.

Ylli u shpreh se Shqipëria nuk vuan për talente në sportin e mundjes, por vuan për trajnerë.

Mundja ka prodhuar një kampion bote, në 2012. Nuk e mbajtëm dot Elis Gurin, sepse duhej ligji që kemi tani, sepse donte shpërblim dhe palestër dhe nuk i kishte. Po na vijnë të huajt, për shkak të kushteve të mira dhe shpërblimeve, në disa sporte. Ne aktualisht vuajmë për trajnerë. Nuk vuajmë për talente. Kemi marrë përsipër që Federatës së Mundjes, t’i sjellim një kampion të nivelit botëror, që jo vetëm të trajnojë trajnerët shqiptarë, por të jetë edhe pjesë e ekipit kombëtar.

Luiza Gega është stërvitur në kushte shumë të mira në Kenia. Shpesh herë, atletika e quan këtë doping natyral. Sporti është shkencë më vete, nga mënyra si stërvitet një sportist”, tha Fidel Ylli.

Të fundit