Flash News

E-TJERA

Abazi pretendon se i kanë vjedhur mandatin: Kutitë mund të jenë hapur  

Abazi pretendon se i kanë vjedhur mandatin: Kutitë mund të
Boiken Abazi

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve po shqyrton sot ankimimet zgjedhore të PD dhe kandidatit të LVV Boiken Abazit për qarkun Tiranë. Ky i fundit pretendon se i është vjedhur mandati.

Në mbledhjen e KAS-it, ai ka thënë se situata në shkollën "1 Maji" ka degraduar dhe se shkeljet janë konstatuar edhe nga institucionet ndërkombëtare. Abazi ngre dyshime se kutitë mund të jenë hapur para se të jenë dërguar në qendrat e numërimit.

"Ne kemi dorëzuar një fotografi, e cila është fletë votimi ku është votuar numri 13. Kjo fletë votimi është gjetur nga një maturante në shkollën 'Arben Broci' në Tiranë dhe si fotografi ka qarkulluar në rrjetet sociale. Maturantja duket se e ka gjetur mëngjesin e datës 26 prill dhe kjo na jep dyshimin e bazuar që kutitë e votimit mund të jenë hapur para se të shkojnë në vendet e numërimit. Nuk kemi asnjë shpjegim tjetër për këtë.

Nga kamerat 360 gradë ne kemi evidentuar nga grupet e numërimit dëmtim të fletëve të votimit me dashje.  Mandati ynë është vjedhur. E kam të dëshmuar si kandidat që u pengova si kandidat në Qendrat e Votimit. E kam të dëshmuar si kandidat që u pengova si kandidat në Qendrat e Votimit. Dëshmi të forta të asaj që ndodhi, vërtetohet nga raporte si ai i KRIK, OSBE-ODIHR dhe besoj se ju e keni parë që dyndja ka degraduar në dhunë në shkollën 1 maji”, tha Abazi.  

Të fundit