Flash News

E-TJERA

Abazoviç për situatën në Ballkan: Nuk kemi nevojë për të ndryshuar kufij, por të krijojmë ura

Abazoviç për situatën në Ballkan: Nuk kemi nevojë

Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç ka folur për situatën në Ballkan. Gjatë një aktiviteti në Tiranë, ku ai mori pjesë u shpreh se nuk ka nevojë që Ballkani të ndryshojë kufi, por për rifreskim.

Abazoviç theksoi se duhet të "përplasen" idetë dhe të thyhen barrierat duke krijuar pozitivitet. Sipas tij, mesazhi që duhet të jepet është pajtimi dhe krijimi i urave.

Abazoviç nënvizoi se një vizion kozmopolit do të marrë fitoren më në fund, ndërsa nënvizon se duhen pranuar mendimet ndryshe.

“Mendoj se Ballkani ka nevojë për rifreskim, rimbrendim, që duhet të shkojë te e drejta se ne nuk kemi nevojë për të ndryshuar kufij, por për të ndërtuar kufi të padukshëm. Kufijtë janë vendime politike, por duhet t’i thyejmë barriera. Prej ndryshimeve vijnë ide të mira.

Nuk ka rendësi se na cili vend vjen, por të kesh idenë e mirë. Duhet të krijojmë një pozitivitet. Të gjithë ne sot, duhet të nisim një mesazh se jemi bashkë në promovimin e gjerave të reja, të interesuar që të kemi një jetë paqësore që duhet të fokusohemi te pajtimi.

Duhet të krijojmë ura, të cilat mund të jenë një herë e përgjithmonë, për t’i lidhur popujt për t’i dhënë një dinamikë të re rajonit dhe Ballkanit. Një vizion kozmopolit do të marrë fitoren më në fund. Edhe kur gjërat janë të padukshme. Duhet të jemi të gatshëm që të pranojmë mendimin ndryshe”, tha ai.

Të fundit