Flash News

E-TJERA

Abazoviç, Rama dhe Kovaçevski vizitojnë nesër Kievin

Abazoviç, Rama dhe Kovaçevski vizitojnë nesër Kievin

Tre kryeministra të Ballkanit Perëndimor pritet të vizitojnë nesër kryeqytetin ukrainas, Kievin. Lajmin e ka dhënë e përditshmja malazeze ‘Vijesti’.

Sipas medias, bashkë me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç i cili pranoi i pari ftesën e presidentit Zelenskyy, të pranishëm gjatë vizitës në Kiev do të jenë edhe kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Zelenskyy ftoi Abazoviçin të vizitojë Kievin gjatë një komunikimi në telefon. Abazoviç pranoi të udhëtojë drejt Ukrainës në një kohë kur vendi ndodhet nën ankthin e luftës, prej 24 shkurtit kur Rusia nisi sulmet.

Abazoviç theksoi se Mali i Zi ka ofruar mbështetje të hapur për pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës që në fillim.

Të fundit