Flash News

E-TJERA

Abetarja e unifikuar Shqipëri-Kosovë/ Angazhimi i papërmbushur ndër vite, u promovua në 2012-ën nga Berisha e Thaçi

Abetarja e unifikuar Shqipëri-Kosovë/ Angazhimi i papërmbushur

Një nga angazhimet e mbledhjes së dy qeverive, Shqipëri-Kosovë ishte unifikimi i tekstit të Abetares. Në këtë mënyrë, dy shtetet shqiptare u kthyen në pikën zero të bashkëpunimit për këtë çështje.

Kjo pasi unifikimi i Abetares është një premtim i pambajtur ndër vite. Shpesh janë ndërmarrë angazhime dhe vendime që në realitet nuk kanë gjetur zgjidhje.

Më 17 maj të vitit 2012 në Prizren është vendosur për unifikimin e Abetares, duke e cilësuar një moment të historik për kombin shqiptar, por dhe pas 9 vitesh, Shqipëria e Kosova nuk kanë një tekst të përbashkët.

Kryeministrat e asokohe, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi u takuan në Prizren për të promovuar Abetaren e përbashkët. Teksti aso kohe ishte hartuar nga ministritë e Arsimit të të dyja shteteve.

Në atë aktivitet, Berisha shprehej se, "Abetarja është margaritari i kurorës së 100-vjetorit të Shqipërisë së pavarur, dhurata më e bukur që njerëzit e dijes mund t’i bënin Shqipërisë dhe shqiptarëve. Të dashur fëmijë, Abetarja ju dorëzohet juve, sot, pas 160 vjet përpjekjesh mbinjerëzore për liri dhe dinjitet të shqiptarëve".

E sikur të mos ekzistonte ajo marrëveshje, Rama e Kurti bën një re disa ditë më parë. Kryeministri i Shqipërisë  theksoi se duhet të jetë një libër i shenjtë për të gjithë shqiptarët, që më pas të shtrihet në të gjitha trojet.

“Ne jemi dakordësuar në Qeveri që të punojmë, në mënyrë që në vitin e ardhshëm të kemi gati abetaren e unifikuar. Prej vitesh tanimë është një libër që duke u bazuar në Ligjin e Arsimit që ne kemi është trajtuar si tekst, më shumë alternativ.

Jemi dakordësuar për një abetare, dua ta ndajmë së bashku këtë objektiv që të kemi një abetare unike të gjuhës shqip në Shqipëri e Kosovë, e më tej në të gjithë trojet. Na duhet një punë cilësore, për një libër të shenjtë për të gjithë shqiptarët”, tha Rama në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive.

 

Të fundit