Flash News

E-TJERA

Aboneja falas për pensionistët mes propagandës dhe realitetit, fotot që nxjerrin zbuluar Bashkinë e Tiranës

Aboneja falas për pensionistët mes propagandës dhe realitetit,

Një deklaratë e Bashkisë së Tiranës njofton sot për masa dhe proces të rregullt, apo vullnetarë në terren për pensionistët që pajisen me abonetë falas.

Por këto foto të realizuar pikërisht sot nga Politiko.al pranë 'sheshit Willson' në kryeqytet tregon një tjetër realitet.

Aboneja falas për pensionistët mes propagandës dhe realitetit,

Siç edhe shihet, dhjetëra të moshuar ndodhen në radhë të gjata, në këmbë dhe në vapë, duke pritur për një shërbim që duhej të ishte dinjitoz, jo sprovë fizike.

Bashkia thotë se ka vendosur çadra dhe karrige, por fotoja flet ndryshe. Shihet një tendë e pamjaftueshme dhe një turmë të moshuarish që presin në këmbë. 
Aboneja falas nuk duhet të kthehet në radhë poshtë diellit. Shërbimi social nuk matet me njoftime optimiste, por me dinjitetin që u garantohet qytetarëve. Dhe sot, ajo që shihet në terren, është larg standardeve që Bashkia pretendon.

Të fundit