Flash News

E-TJERA

Abuzoi me 34-vjeçaren në Greqi dhe u arratis, policia shqiptare në kërkim të 45-vjeçarit

Abuzoi me 34-vjeçaren në Greqi dhe u arratis, policia shqiptare

Një 45-vjeçar shqiptar i identifikuar si Spartak Dyrmishi është shpallur në kërkim nga autoritetet greke pasi abuzoi seksualisht me një 34-vjeçare në Greqi.

Mediat greke raportojnë se edhe autoritetet në Shqipëri kanë nisur hetimet lidhur me 45-vjeçarin i cili tentoi të abuzojë edhe me një 24-vjeçare në orët e para të së dielës.

Pas ngjarjes, Dyrmishi mësohet se ka kaluar kufirin grek përmes pikës kufitare të Kakavijës dhe ndodhet aktualisht në Shqipëri.  Lëvizjet e fundit të tij janë kapur nga kamerat e sigurisë në zonë dhe Dyrmishi është identifikuar nga një tatuazh.

Sipas dëshmisë së dy vajzave, Dyrmishi është përshkruar njësoj si personi i kapur në kamera.

34-vjeçarja u përdhunua nga Dyrmishi nën kërcënimin e thikës në një stacion autobusi. Në po të njëjtin vend, ishte 24-vjeçarja që denoncoi sulmin seksual të Dyrmishit ndaj saj. Policia greke u vu menjëherë në lëvizje për të gjetur abuzuesin me tatuazh.

Dy rastet e ndodhura në një ditë nuk janë të vetmet. Spartak Dyrmishi është identifikuar si një abuzues serial, pasi 6 muaj më parë dyshohet se tentoi të sulmonte seksualisht një grua tjetër.

Viktima kishte arritur t'i shpëtonte dorës, duke kërkuar ndihmë, ndërsa nëna e të dyshuarit e konfirmon ngjarjen. Ajo ka treguar torturat që po kalonte teksa 45-vjeçari po pinte dhe i vidhte paratë.

Të fundit