Flash News

E-TJERA

“Abuzoi me pozitën e për të pasuruar veten”, Berisha: Do ta shqyrtoj edhe qëndrimin e Palmer

“Abuzoi me pozitën e për të pasuruar veten”, Berisha:

Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar edhe qëndrimin e zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer, i cili i tha Zërit të Amerikës se përcaktimi i figurave të huaja publikisht nga Sekretari i Shtetit për përfshirje në korrupsion është një prej mjeteve që përdorin Shtetet e Bashkuara për të luftuar korrupsionin.

Palmer tha se Berisha abuzoi me pozitën e besimit të publikut për të pasuruar veten, për të pasuruar anëtarët e familjes së tij, për të pasuruar aleatët politikë dhe mbështetësit.  

Për këtë, Berisha i pyetur nga gazetarët tha se Palmer ka mbrojtur deklaratën e departamenti i shtetit, por shtoi se do ta shqyrtoj edhe qëndrimin e tij, pasi njoftoi se do të padisë në gjykatë sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.

“Do ta shqyrtoj qëndrimin e tij, por Palmer ka mbrojtur deklaratën e departamenti i shtetit. Nuk ka bërë gjë tjetër. Do ta studioj deklaratën e tij”, tha Berisha.

Të fundit