Flash News

E-TJERA

Abuzoi me të miturën, gjykata e Tiranës jep vendimin për Abas Dogën

Abuzoi me të miturën, gjykata e Tiranës jep vendimin për

Gjykata e Tiranës e ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 18 vite burg, ish-rojen e shkollës në Babrru, Abas Doga, pasi abuzoi me një vajzë të mitur.

Ish-roja e shkollës do ta kryejë dënimin e tij në një burg të sigurisë së zakonshme, dhe me gjykim të shkurtuar ai do të bëjë 12 vite burg.

Por, Doga nuk ishte i vetëm në këtë ngjarje, pasi fajtor për përdhunimin e së miturës është shpallur edhe Klajdi Poçi, i cili me gjykim të shkurtuar do të bëjë shtatë vjet e katër muaj burg.

Fajtor është shpallur edhe i mituri R.O, i cili do të kryejë 3 vjet e 8 muaj burg, edhe të miturin F.B e presin 3 vite e katër muaj burg.

Të fundit