Flash News

E-TJERA

Abuzoi me tenderat, sot jepet masa e sigurisë për Fatos Tushen dhe zyrtarët e tjerë

Abuzoi me tenderat, sot jepet masa e sigurisë për Fatos Tushen dhe

Sot do të jepet masa e sigurisë për kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushen dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar. Seanca për dhënien e masave ka nisur.

Në kërkesën që SPAK që ka depozituar në gjykatë kërkohet masa e sigurisë “Arrest me burg” për 7 prej personave të arrestuar, përfshirë dhe kryebashkiakun, ndërkohë për 4 persona të tjerë ka kërkuar "Arrest shtëpie"

Tushe u arrestua nga SPAK, nën akuzën për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” kryer në bashkëpunim.

SPAK preu 11 urdhër-arreste për 9 zyrtarë e 2 biznesmenë në Lushnjë, pasi dyshohet për abuzim me tenderin për rehabilitimin e kanalit vaditës në Lushnjë me vlerë 24 milionë lekë të reja.

Shtatë prej tyre, duke përfshirë dhe Fatos Tushen, iu është caktuar masa e sigurisë "arrest me burg", ndërsa 4 të tjerë janë lënë në masën e sigurisë "arrest shtëpie".

Të fundit