Flash News

E-TJERA

Abuzoi s*ksualisht me të miturin, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Abuzoi s*ksualisht me të miturin, arrestohet 48-vjeçari në

Policia e Tiranës ka arrestuar një 48 vjeçar me inicialet F.B i dyshuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj një shtetasi të mitur.
Sipas hetimeve paraprake, i mituri ishte i punësuar në mënyrë të kundërligjshme nga T. Xh., 37 vjeç, për të cilin po ashtu është nisur procedim penal në gjendje të lirë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5: arrestuan shtetasin F. B., 48 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Xh., 37 vjeç, pasi shtetasi F. B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetas të mitur, i cili ishte i punësuar në menyrë të kundërligjshme, nga shtetasi T. Xh", njofton policia e Tiranës.  

 

Të fundit