Flash News

E-TJERA

Abuzoi seksualisht me mbesën, gjykata e Durrësit lë në burg 50-vjeçarin

Abuzoi seksualisht me mbesën, gjykata e Durrësit lë në burg

Gjykata e Durrësit ka vendosur “arrest në burg” për 50-vjeçarin Festim Haderi, i cili akuzohet për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me mbesën e tij, vajzën e vëllait 27 vjeçe.

50-vjeçari i arrestuar tri ditë më parë nuk i ka pranuar akuzat e ngritura nga Prokuroria ndaj tij, megjithatë gjykata ka caktuar si masë shtrënguese “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve.

Mësohet se ka qenë vetë 27-vjeçarja ajo e cila ka bërë denoncimin në polici për xhaxhain e saj. 

Ai akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari”.

 

 

 

Të fundit