Flash News

E-TJERA

Abuzonin se*sualisht me të birin 2-vjeçar dhe e publikonin në ‘TikTok’, procedohen prindërit

Abuzonin se*sualisht me të birin 2-vjeçar dhe e publikonin në

Prokuroria e Fierit ka nisur procedim penal për dy prindërit të cilët kryenin veprime me natyrë seksuale me djalin e tyre të mitur 2-vjeçar.

Videot prindërit i hidhnin në aplikacionin “Tik Tok”. Prindërit janë ndaluar nën akuzën e veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Pornografia”.

"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem, Fier, në bashkëpunim me policinë gjyqësore bënë të mundur dokumentimin ligjor lidhur me ngjarjen e publikuar në aplikacionin “Tik Tok”, ku pas hetimi të bërë ka rezultuar se, se shtetasit S.K. dhe F.K (bashkëshorte), kryenin veprime me natyrë seksuale ndaj djalit të tyre të mitur i moshës 2-vjeç dhe i publikonin në vijim në aplikacionin “Tik Tok”.

Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, regjistroi procedimin penal nr.971/2024 dhe me urdhër të prokurorit u ndalua shtetasja S.K, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Pornografia” parashikuar nga neni 100/1 dhe neni 117/2 i K.Penal. Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vepra të turpshme” dhe “Pornografia” parashikuar nga neni 108/2 dhe neni 117/3 i K.Penal", thuhet në njoftim.

Të fundit