Flash News

E-TJERA

Abuzonte seksualisht me të miturën, pranga 53-vjeçarit në Gjirokastër

Abuzonte seksualisht me të miturën, pranga 53-vjeçarit në

Një 53-vjeçar në Gjirokastër është arrestuar pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur. 53-vjeçari K. H banues në Libohovë dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare në periudha të ndryshme kohore në mënyrë të përsëritur.

Dyshohet se 53-vjeçari të ketë lidhje gjaku me të miturën. Aktualisht e mitura ndodhet në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe për të kryer ekzaminimet.

Materialet në ngarkim të 53-vjeçarit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. 

 

Të fundit