Flash News

E-TJERA

Abuzuan me 40 milionë lekë/ Zbardhen emrat e zyrtarëve të Bashkisë Fier nën akuzë

Abuzuan me 40 milionë lekë/ Zbardhen emrat e zyrtarëve të

Adela Hysenaj, nënkryetare e Bashkisë Fier, bashkë me tre zyrtarë të tjerë, u vunë nën akuzë nga Prokuroria e Fierit, pasi kanë abuzar me 40 milionë lekë.

Sipas prokurorisë, zyrtarët nuk zbatuan detyrimin ligjor për të pajisur me kasë fiskale shërbimin e parkimit nëntokësor që administrohej nga Bashkia. Kjo shmangie bëri që shuma prej 40 milionë lekësh të mos arkëtohej në arkën e Bashkisë Fier.

Pagesat për parkimin nuk kalonin në rrugë zyrtare dhe nuk regjistroheshin në sistemin tatimor.

Në një tjetër element të skemës, zyrtarë të Bashkisë Fier, nëpërmjet manipulimit të vlerësimeve fiskale dhe tarifore, ulnin në mënyrë të pajustifikuar taksat për subjekte të caktuara private.

Këto lëshime të favorshme dyshohet se janë bërë kundrejt përfitimeve personale, duke u dhënë avantazh të padrejtë disa bizneseve në treg.

Emrat e zyrtarëve nën akuzë:

Adela Hysenaj, ish-zv.kryetare e Bashkisë Fier (arrest shtëpie)

Vasil Ceku drejtor në Tatimet Rajonale (arrest shtëpie dhe pezullim)

Anisa Cjapi drejtoreshë aktuale në Drejtorinë e Taksave (pezullim)

Martin Dodi sekretar i përgjithshëm i Bashkisë (pezullim dhe ndalim dalje nga Shqipëria)

Të fundit