Flash News

E-TJERA

Abuzuan me tenderin 7 milionë lekë për zjarrfikësen e Durrësit, GJKKO dënon të akuzuarit

Abuzuan me tenderin 7 milionë lekë për zjarrfikësen e

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë dënimet për të akuzuarit për abuzimin me tenderin 7 milionë lekë për zjarrfikësen e Durrësit.

GJKKO dënon Adriatik Velajn me 11 muaj burg, Muhamed Likaxhiun me 10 muaj burg, Artan Tahon me 10 muaj burg dhe Patriot Beqarajn me 11 muaj burg, Gjergj Markolajn me 10 muaj burg, Indrit Matmujën 11 muaj, Riza Sulajn 11 muaj, Albion Bushi me 11 muaj , Lulzime Ramin me 8 muaj burg.

Sipas SPAK këta persona kanë abuzuar me një tender për blerjen e një mjeti zjarrfikës në qarkun e Durrësit. Personat e arrestuar janë zyrtarë të bashkisë Durrës, dhe përfaqqsues të firmave që kanë marrë pjesë në këtë tender.

Hetmet kanë nisur pas tenderit të zhvilluar nga Bashkia Durrës, në periudhën maj – qershor 2020, me vlerë të fondit limit 70 milionë lekë të vjetra, ku janë evidentuar shkelje ligjore, te kryera nga shtetasit Adriatik Velaj, Muhamet Likazhiu dhe Artan Taho, me cilësinë e anëtarit të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës, të cilat formojnë elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Gjithashtu është krijuar dyshimi i arsyeshëm se, shtetasit Albion Bushi, Lulzime Rami dhe Riza Sulaj, administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., kanë konsumuar veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave” në bashkëpunim.

 

Të fundit