Flash News

E-TJERA

Abuzuan me testet për Covid-19, Apeli lë në burg 12 mjekë dhe sekserë

Abuzuan me testet për Covid-19, Apeli lë në burg 12 mjekë

Gjykata e Apelit ka lënë në burg 12 mjekë dhe sekserë, të cilët u arrestuan për abuzim me testet për COVID-19.

Gjykata e Apelit Tiranë mori sot në shqyrtim vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit për personat nën hetim Klodian Muharremi, Eltjon Kola, Klodjan Krasniqi, Blerim Cibaku, Erlind Prenga, Artur Dani, Alfred Cani, Igli Çela, Mario Bicja, Xhuliano Senko, Ervin Hoxha, Eraldo Kalemaj, Marinela Kalaja, të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i dokumentave shëndetësore”, “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumentave” parashikuar nga neni 186, 188, 190 dhe 192 të Kodit Penal.

Për të njëjtin procedim penal u zhvilluan edhe gjykimet për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit për personat nën hetim shtetasit E.K, G.V dhe R.K.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 1032, datë 24.06.2021 ka vendosur:
-Për personat nën hetim Klodian Muharremi, Eltjon Kola, Klodjan Krasniqi, Blerim Cibaku, Erlind Prenga, Artur Dani, Alfred Cani, Igli Çela, Mario Bicja, Xhuliano Senko, Ervin Hoxha, E.K caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”.
-Për personin nën hetim mjeken Marinela Kalaja caktimin e masës “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Apeli la në detyrim paraqitje dhe 4 të tjerë K.K, A.D, A.C dhe E.P.

Të fundit