Flash News

E-TJERA

Abuzuan se*sualisht me një 13-vjeçare, shpallet në kërkim 30-vjeçari, procedohen dy të mitur në Fier

Abuzuan se*sualisht me një 13-vjeçare, shpallet në kërkim

Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim, dhe dy të mitur nga 15 vjeç janë proceduar penalisht në Fier.

Të tre dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur, 13 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin F. S., 30 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy 15-vjeçarë, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit