Flash News

E-TJERA

Abuzuan seksualisht me të miturën në Babrru/ Apeli lë në burg rojen e shkollës dhe tre të miturit

Abuzuan seksualisht me të miturën në Babrru/ Apeli lë

Gjykata e Apelit ka lënë në burg rojën e shkollës në Babrru Abaz Doga dhe tre të miturit, që akuzohen se abuzuan seksualisht me një të mitur dhe e shantazhonin me video.

Abaz Doga u dënua me 12 vite burg. I riu K. P., është dënuar me 7 vite burg, R. O., me 3 vite e 8 muaj burg dhe F. B., me 3 vite e 5 muaj.

Skandali në fjalë u publikua pas denoncimeve të vajzës së mitur, e cila deklaroi se Doga e kërcënonte vazhdimisht me pamjet filmike ku shfaqej vajza e cila abuzohej nga shokët e klasës. Sipas prokurorisë, roja kishte kërcënuar edhe më herët vajza të tjera me video të njëjta.

NJOFTIM PER MEDIAN

Siç  është  raportuar edhe në media të ndryshme, ngjarja e ndodhur në  datën 29.05.2020 në Kamëz Tiranë, mbi kallëzimin e bërë nga shtetësja e mitur me iniciale S.TH, janë akuzuar për kryerjen e veprës penale  të "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç",  shtetasi me iniciale A.B roje shkolle, shtetasi me iniciale K.P,  si dhe të miturit në konflikt me ligjin R.O dhe F.B. Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur  me çështjen penale me të pandehur  A.B, K.P, F.B dhe R.O , të akuzuar për kryerjen e veprës penale  të "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç" , e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal.

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë  me vendimin nr. 31  datë 13.01.2021 ka vendosur:

-Deklarimin fajtor të të pandehurit  A.B, për kryerjen e veprës penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç" , e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim

-Deklarimin fajtor  të të pandehurit  K.P, për kryerjen e veprës penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç", e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 7 (shtatë) vjet burgim..

-Deklarimin fajtor të të pandehurit  R.O, për kryerjen e veprës penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç",, , e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 3 (tre) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

- Deklarimin fajtor të të pandehurit  F.B, për kryerjen e veprës penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç",, , e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri  me iniciale A.B, ku avokati i tij kërkoi  ndryshimin e vendimit  penal duke i caktuar të pandehurit një masë dënimi më të butë.

-  Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i mituri në konflikt me ligjin shtetasi  me iniciale F.B, ku avokati i tij kërkoi  ndryshimin e vendimit  penal duke u aplikuar nenin 59 K.P.

- Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri  me iniciale K.P, ku avkati i tij kërkoi  ndryshimin e vendimit  penal  duke u aplikuar nenin 59 K.P.

- Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i mituri në konflikt me ligjin shtetasi  me iniciale R.O, ku avokati i tij kërkoi  ndryshimin e vendimit  penal duke u aplikuar nenin 59 K.P.

-- Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga viktima e veprës penale  me iniciale S.Th, ku avokatia e saj kërkoi  ndryshimin e vendimit  penal duke caktuar një masë dënimi më të lartë.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 521 datë  02.11.2021 vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr.31, date 13.01.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, përsa i përket të pandehurit A.D dhe të miturve në konflikt me ligjin F.B dhe R.O, duke e ndryshuar atë vetëm në lidhje me ekzekutimin e dënimit me burgim për të miturit në konflikt me ligjin F.B dhe R.O.  .
-Ne aplikim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, për pjesën e pavuajtur të tij, për të miturin në konflikt me ligjin F.B, për një afat prove prej 4 vjet, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale.
-Ne aplikim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, për pjesën e pavuajtur të tij, për të miturin në konflikt me ligjin R.O, për një afat prove prej 4 vjet, me kusht që të mos kryeje vëper tjetër penale.

Mospranimin e ankimeve të mbrojtësit dhe të të pandehurit K.P si dhe të viktimës S.Th

 

 

Të fundit