Flash News

E-TJERA

Açka i kujton vizitën në Amsterdam, ironizon Rama: Ika për disa ‘lidhje kriminale’

Açka i kujton vizitën në Amsterdam, ironizon Rama: Ika për

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputeten e Partisë Demokratike, Flutura Açka, e cila i kërkoi që të ruajë qetësinë, duke iu referuar debatit me Gazment Bardhin më herët gjatë seancës së sotme.

Pasi mori fjalën nga vendi, deputetja i kujtoi Ramës madje edhe një vizitë të tij në Amsterdam si emigrant në vitin 1998, ndërsa me ironi kryeministri i përgjigjet se ka ka qenë atje për disa ‘lidhje kriminale’.

Açka: Në shtëpinë time është një karrige kur jeni ulur kur keni qenë emigrant. Keni ardhur në shtëpinë time në 1998 për një kafe. Në Amsterdam keni qenë ju.  Kur të bëni muzeun, shkoni dhe e merrni. Ua kam ruajtur. 

Ju folët që nuk ia shpjegoni dot djalit fjalorin e përdorur nga zoti Bardhi. Nejse kaloi, do të bëni mirë që t'i shpjegoni dhe fjalën që keni përdorur për opozitën (gojore) të mos e them për të dytën herë, do e kërkoja sinqerisht që sot të kërkoni ndjesë. 

Kërkoni ndjesë për fjalë që keni përdorur për opozitën këtu. Nuk e kam pranuar kurrë.

Një arsye që hyra në politikë se doja ti bashkohesha një fryme të re në politikë. Me Berishën ke bërë marrëveshje në 2008, por edhe me pinjollin e tij në 2017.  Më keni zhgënjyer që në 21 janar 2011.

Rama:  Nuk kam asnjë pretendim që kam ndryshuar. Kam një këshill, kur ju kujtohet fjala mos e merrni për keq. Për shpresat që keni patur te unë , nuk do ju zhgënjej nga unë. Kur të largoheni nga parlamenti do i shikoni gjerat më kthjellët.

Pse kam shkuar në Amsterdam, për disa ‘lidhje kriminale’ qysh në atë kohë.  


 

 

 

Të fundit