Flash News

E-TJERA

Ademaj pranon mandatin e Veizajt: Do të jem deputet i PD-së

Ademaj pranon mandatin e Veizajt: Do të jem deputet i PD-së

Gëzim Ademaj ka pranuar mandatin e Fation Veizajt, pasi ky i fundit njoftoi dorëheqjen si deputet i Partisë Demokratike të Qarkut të Vlorës.

Në një lidhje për Report Tv, Ademaj ka thënë se nuk do të jetë një deputet i pavarur, por pjesë e grupit parlamentar të PD-së. Ademaj tha se grupi është një dhe se do të shpresojë për bashkimin e partisë.

“Për mua ata të dyja në e njëjta gjë. S’jam i pavarur, unë do jem deputet i PD-së. Nuk do je i pavarur, do jem pjesë e grupit parlamentar të PD-së.

Nuk kam lidhje as të hershme as të vonshme politike, vij nga shoqëria civile, shpresoj për një bashkim të PD. Grupi është 1. Pa asnjë diskutim në krah të opozitës, do jem përkrahës i çështjes came”, shpreh Ademaj.

Të fundit