Flash News

E-TJERA

Afera e inceneratorëve, mes të arrestuarve zyrtari i FSHF-së, përfitoi 740 mijë dollarë

Afera e inceneratorëve, mes të arrestuarve zyrtari i FSHF-së,

Prokuroria e Posaçme (SPAK) lëshoi sot 11 urdhër-arreste për aferën e inceneratorëve, konkretisht për inceneratorin e Fierit.

Mes të arrestuarve, është edhe zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Arben Dervishaj.

Dervishaj akuzohet se ka përfituar 740 mijë dollarë ose 744 milionë lekë nga inceneratorët për kosnulencën e dhënë për inceneratorët, pronarit të kompanive Klodian Zoto.

Paratë rezultojnë të jenë marrë në 4 vite të ndryshme, përmes 21 faturave nga 2018-2021, në shuma te ndryshme që variojnë nga 80 milionë lekë të vjetra deri në 313 milionë lekë të vjetra në vit.  

Emri i tij doli në skenë në dëshminë që dha në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, administratorja e koncesionit të Tiranës, Arjola Kodra, e cila po ashtu është në listën e urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK.

Dervishaj ka drejtuar nga viti 2001 biznesin e tij privat në fushën e ndërtimeve dhe projektimit. Nga vitet 1994-1996, ai ka qenë Këshilltar për Investimet, në Bankën e Kursimeve.

Të fundit