Flash News

E-TJERA

“Administrata ka shkaktuar dëm ekonomik”, KLSH gjen shkelje në Spitalin e Vlorës

“Administrata ka shkaktuar dëm ekonomik”, KLSH gjen shkelje

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur shkelje në një auditim të kyer pranë “Spitalit Rajonal Vlorë” mbi veprimtarinë e kryer për vitit 2017-2021.

KLSH konstaton se veprimet dhe mosveprimet e administratës së spitalit kanë shkaktuar dëm ekonomik në vlerën e 990,722 lekëve dhe efekt financiar negativ prej 198,853,808 lekësh.

Këto efekte kanë ardhur nga mos ndërmarrja e veprimeve për të shmangur çështjet gjyqësore dhe mos likuidimi në kohë i tyre, mos ndjeka me rigorozitet e zbatimit të kontratave, mungesat e raportimeve periodike, etj.

Gjithashtu janë gjetur mangësi në përcaktimin e kritereve të kualifikimit jashtë objektit të prokurimit, mos kualifikimi i duhur i operatorëve ekonomik fitues, mos përdorimi dhe dokumentimi me rigorozitet i lëvizjeve brenda farmacisë dhe mos rakordimi mes përgjegjësve për këtë çështje.

Sipas KLSH-së, proceset dhe dokumentimi i ngjarjeve shpesh bëhet në mënyrë formale dhe pasohet me efekte organizative apo financiare.

Gjithashtu konstatohet se ka paqartësi në funksionet dhe kompetencat e strukturave drejtuese. KLSH thotë se problematikat e konstatuara kanë ekspozuar institucionin drejt risqeve për përmbushjen e detyrimeve.

 

Të fundit