Flash News

E-TJERA

Administrimi i Butrintit, reagon Yuri Kim: Fondi Amerikan nuk ka për qëllim fitimin

Administrimi i Butrintit, reagon Yuri Kim: Fondi Amerikan nuk ka për

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar lidhur me dhënien me koncesion të Parkut Kombëtar të Butrintit, Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

Në një status në rrjetet sociale, Kim sqaron se fondacioni është krijuar për të zhvilluar sektorin privat me donacione dhe nuk synon fitime.

“FAKT: Nuk ka qenë kurrë për fitim apo shfrytëzim. @The_AADF u krijua në 2009 me mbështetjen e USAID për të zhvilluar sektorin privat dhe demokracinë e qëndrueshme në Shqipëri. Që atëherë, AADF ka investuar 100 milionë dollarë+ në 70+ projekte në Shqipëri, duke krijuar 6000+ vende pune dhe duke tërhequr 300 milionë dollarë+ nga investitorë të tjerë”, shprehet ambasadorja Kim.

Ajo shton se ata që e kanë kundërshtuar ligjin për menaxhimin e Butrintit nëse janë të interesuar për më shumë fakte rreth Fondacionit Amerikan për Zhvillim të shqyrtojnë raportet vjetore të tij.

@The_AADF – çfarë është, çfarë bën, çfarë ka bërë, kush është i përfshirë, etj – shikoni raportet e tyre vjetore dhe informacione të tjera këtu http://aadf.org/annual-reports/”, shkruan Kim.

 

Të fundit