Flash News

E-TJERA

Administrimi i provave pas 25 prillit, KAS hap kutitë për qarkun e Beratit

Administrimi i provave pas 25 prillit, KAS hap kutitë për qarkun e

KAS ka hapur në prani të mediave 18 kuti nga 24 me materialet zgjedhore për qarkun e Beratit, të cilat janë ankimuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim pas 25 prillit.

Për shkak të sasisë së materialeve, e kanë shtyrë dhënien e vendimit përfundimtar për ditën e mërkurës.

Nga verifikimi nuk është raportuar se janë gjetur prova aq të rëndësishme sa të ndikojnë në dhënien e vendimit për rinumërim të votave

Për shkak se në një nga materialet e qendrës së votimit, me nr.3446 nuk u gjet procesverbali i PEI, atëherë do të na duhet për të hapur dhe kutinë e votimit, për të parë administrimin e këtij procesverbali aty”, u shpreh kreu i KAS Elvis Çefa.

Ndërkohë, përfaqësues të LSI kanë kërkuar që t’u lihet afat deri të mërkurën për të shqyrtuar gjetjet. Nesër vijohet për shqyrtimin e kërkesave ankimore për Gjirokastrën.

 

Të fundit