Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Administrimi: Pronat e sekuestruara të krimit kthehen në banesa sociale me qira
Qeveria parashikon që disa pasuri të paluajtshme të sekuestruara pasi janë vënë me aktivitet të paligjshëm, t’i kalojnë pushtetit vendor për përdorim, si banesa sociale me qira.
Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare përcakton se në rast se këto prona të sekuestruara, destinohen të bëhen pjesë e fondit të banesave për të pastrehët, pushteti vendor duhet t’i kërkojë mbështetje Ministrisë të Financave për administrimin e tyre ose kalimit të pronësisë.
Bashkitë pasi kanë verifikuar mundësinë për përdorim strehimi për të pastrehët, të pronave të sekuestruara duhet t’i drejtohen me shkrim Ministrisë të Financave. Agjencia e pasurive të Sekuestruara në varësi të kësaj ministrie kërkesën e pushtetit vendor e paraqet te Komiteti Komitetit Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar. Pasi kërkesa miratohet nga ky institucion i kalon për shqyrtim Këshillit të Ministrave.
Nëse pronat e konfiskuara do të administrohen nga pushteti vendor, si banesa sociale me qira do të shënohen në regjistrin e ngritur nga bashkitë. Për çdo pronë do të ketë dhëna që nga planvendosjen e tyre, planimetria e apartamenteve, informacionin për gjendjen teknike, vlera e investimit fillestar, etj.
Si do të administrohen nga pushteti vendor
-Njësia e vetëqeverisjes vendore, pasi ka verifikuar mundësinë e përdorimit për strehim social të objektit të konfiskuar, i drejtohet me kërkesë me shkrim ministrisë përgjegjëse në varësi të së cilës është Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara;
-Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara përgjigjet për përgatitjen e dokumentacionit përkatës, bazuar në kërkesën e njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe për paraqitjen e këtij dokumentacioni pranë Komitetit Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar;
– Pasi merret miratimi nga Komiteti Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar, ministria përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për strehimin, i propozojnë Këshillit të Ministrave kalimin e objektit në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse;
– Në rastet kur prona destinohet të bëhet pjesë e fondit publik të banesave sociale me qira, por mbetet në pronësi të pushtetit qendror, objekti kalon në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.
-Mbështetja financiare i akordohet Entit Kombëtar të Banesave për krijimin ose shtimin e fondit publik të banesave sociale në pronësi të pushtetit qendror, kur ky i fundit aplikon për mbështetje financiare nëpërmjet ndërtimit ose përshtatjes së objekteve ekzistuese, sipas studimit të fizibilitetit të hartuar nga Enti Kombëtar i Banesave dhe kur ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me njësinë e vetëqeverisjes vendore, e cila parashikon, ndër të tjera:
a) kalimin e pronësisë së truallit, pronë shtetërore ose në pronësi të qeverisjes vendore, ose të objektit ekzistues, së bashku me truallin në emër të Entit Kombëtar të Banesave, me qëllim investimin në banesa sociale me qira;
b) bashkëfinancimin nga të ardhurat e Entit Kombëtar të Banesave për realizimin e projektit;
c nivelin e qirasë, që duhet të mbulojë kthimin e pjesës së investimit të realizuar me të ardhurat e Entit Kombëtar të Banesave, si dhe kostot për administrimin e mirëmbajtjen e banesave sociale;
ç) subvencionimin nga njësitë e vetëqeverisjes vendore të qirasë për familjet që do të strehohen, sipas aftësisë së tyre përballuese.
-Njësitë e vetëqeverisjes vendore krijojnë regjistrin e fondit të banesave sociale në pronësinë e tyre, që përdoren për t’u dhënë me qira. Për çdo banesë sociale regjistri përmban: a) informacionin gjeohapësinor të vendndodhjes së banesave, në përputhje me përcaktimet e vendimit nr. 359, datë 11.5.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e dokumentit “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri –Tema: Ndërtesat”; b) planvendosjen e tyre; c) planimetrinë e apartamenteve; ç) informacionin për gjendjen teknike të çdo apartamenti; d) vlerën e investimit fillestar; dh) vlerën e investuar për rehabilitimin ose rinovimin e tyre; e) vitin kur ka përfunduar ndërtimi; ë) vitin kur janë bërë punimet e rinovimit; f) subjektin që është ngarkuar ose kontraktuar për menaxhimin e tyre.
-Në një faqe të posaçme të regjistrit të fondit të banesave sociale hidhen të dhënat për banesat në pronësi të pronarit social, për aq kohë sa ato janë në përdorim si banesa sociale me qira vetëm për efekt të evidentimit të qëllimit të tyre dhe të lehtësimit të menaxhimit e mbikëqyrjes së kontratës së qirasë, për të cilën paguhet subvencioni nga njësia e vetëqeverisjes vendore, nga buxheti i shtetit ose nga të dyja bashkë.
Krahas informacionit të parashikuar në pikën 8, të këtij vendimi, për banesat në pronësi të pronarit social evidentohen edhe të dhënat që lidhen me kontratën e lidhur me pronarin e tyre dhe kushtet kryesore kontraktore, të tilla si: afati e vlera e qirasë. Këto banesa vazhdojnë të mbeten në pronësi të pronarit social dhe nuk bëhen pjesë e fondit publik të banesave sociale që janë në pronësi të njësive të vetëqeverisjes vendore.
Pronarët socialë detyrohen që, me anë të personave përgjegjës të autorizuar nga drejtuesi i tyre, të depozitojnë informacionin me të dhënat e parashikuara në këtë pikë të këtij vendimi, pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore./Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38