Flash News

E-TJERA

Adoleshenti sulmon stacionin e policisë në Bosnjë, vret një oficer dhe plagos rëndë një tjetër

Adoleshenti sulmon stacionin e policisë në Bosnjë, vret një

Një ngjarje tronditëse u regjistrua mbrëmjen e kaluar në Bosnjë-Hercegovinë, ku një adoleshent kreu një sulm të dhunshëm në një stacion policie në qytetin Bosanka Krupa. Mësohet se 15-vjeçari goditi për vdekje një polic dhe plagosi rëndë një tjetër oficer, i cili po trajtohet në spital.

Incidenti ndodhi të enjten në një stacion policor në veriperëndim të vendit. Zëdhënësi i policisë, Adnan Beganovic, përmes televizionit publik boshnjak BHRT, sqaroi se i mituri hyri në ambientet e policisë dhe kreu sulmin e papritur me thikë.

Polici i parë u ndërrua jetë për shkak të plagëve, ndërsa i dyti ndodhet në gjendje kritike. Sulmuesi, i lindur në vitin 2009, është arrestuar nga autoritetet, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar motivet e këtij akti të rëndë, të cilat mbeten ende të paqarta.

Të fundit