Flash News

E-TJERA

Adriatik Llalla dënohet me dy vjet burg, e shoqja acarohet me gazetarët, u ngre gishtin e mesit

Adriatik Llalla dënohet me dy vjet burg, e shoqja acarohet

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin për dënimin me 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, duke e bërë kështu zyrtarin e parë të lartë shqiptar që do të shkojë përfundimisht në qeli. 

Gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite burg ish-Prokurorin për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”, gjithashtu i hiqet e drejta për 5 vjet nga ushtrimi i posteve publike, si dhe konfiskimin e disa pasurive.

Pas vendimit gazetarët nxituan për të kapur lëvizjet e para në shtëpinë e ish kryeprokurorit pranë ‘Rrugës së Elbasanit’ në Tiranë, por duket se gruaja e Llallës nuk e ka mikpritur aspak prezencën e mediave.

Teksa mbërrin me makinë, ajo iu drejtohet mediave duke iu drejtuar gishtin e mesit, si për t'i treguar që ta lënë të qetë.

Kujtojmë se pas vendimit, SPAK ngarkoi Policinë e Shtetit për të kryer arrestimin e Adriatik Llallës.

 

 

Të fundit