Flash News

E-TJERA

“Advocate Albania”, prezantohet iniciativa në mbrojtje të familjes

“Advocate Albania”, prezantohet iniciativa në mbrojtje të

Pastori Alkil Pano ka prezantuar “Advocate Albania”, një iniciativë që bën bashkë juristë dhe njerëz të ligjit, në fokus të së cilës është familja.

Në këtë ngjarje mesazh të rëndësishëm komunikoi avokati i njohur nga SHBA, Brent McBurney.

Në reagimin e tij, Pano shprehet se është një hap i rëndësishëm në vijim të betejës për mbrojtjen e vlerave dhe propozimin e ligjeve në mbështetje dhe solidaritet të plotë me fëmijët dhe familjen.

“Të dashur miq! Dje nisëm udhëtimin me ngjarjen e parë historike të këtij lloji, Advocate Albania. Një iniciativë e Koalicionit Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës sëbashku me Avokatët e Popullit Shqiptar, juristë dhe njerëz të ligjit. Të gjithë të përkushtuar dhe plotësisht të angazhuar për të mbrojtur familjen dhe lirinë e besimit dhe fjalës në Shqipëri.

Këtë ngjarje me thelb konservatorizmi e pasuruan me praninë dhe kontributin e tyre në diskutime mbi problematikat e ligjit, familjen, lirinë, avokatë dhe juristë të njohur në Shqipëri, si dhe studentë të ligjit. Në këtë ngjarje mesazh të rëndësishëm komunikoi avokati i njohur nga SHBA ish CEO i Advocate International (me nje netëork përmbi 60 mijë avokatë në botë) Brent McBurney Av në Gjykatën e Lartë dhe Departamentin e Drejtësisë në SHBA.

Së bashku me Av Altin Goxhaj dhe të gjithë miqtë avokatë dhe juristë jemi shpresëplotë se kemi vendosur një gur km të rëndësishëm në vijim të betejës për mbrojtjen e vlerave dhe propozimin e ligjeve në mbështetje dhe solidaritet të plotë me fëmijët dhe familjen”, shkruan ai.

Të fundit