Flash News

E-TJERA

Aeroportet e Ramës, ironia e Fugës: Do popullohet ajri, vu tajaret nëpër re

Aeroportet e Ramës, ironia e Fugës: Do popullohet ajri, vu tajaret

Akademiku Artan Fuga ka ironizuar kryeministrin Rama lidhur me projektet për aeroporte të reja në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shtron pyetjen se a është studiuar raporti mes investimit të bërë në një aeroport dhe hapjes së vendeve të punës.

“Nëse turistët do fluturojnë në ajër, dyqanxhinjtë, autobusët, taksistët, restorantet, dyqanet, shërbimet, berberët, ruralët që shesin fruta e perime rrugëve, çfarë do tregtojnë? Do të thahet territori dhe do të popullohet ajri! Vu tajaret nëpër re! Ore bën njeri llogari apo futja!”, shkruan me ironi Fuga.

Postimi i plotë:

Aeroporti i Malit Robit

Aeroporti i Shkëmbit të Kavajës

Aeroporti i Plazhit të Gjeneralit

Aeroporti i Karpenit

Aeroporti i Divjakës

Aeroporti i Semanit

Aeroporti i Gjirit të Lalzit

Aeroporti i Shëngjinit

Nëse turistët do fluturojnë në ajër, dyqanxhinjtë, autobuzat, taksistët, restorantet, dyqanet, shërbimet, berberët, ruralët që shesin fruta e perime rrugëve, çfarë do tregtojnë?

Po pikat e karburantit, po makinat me qira, po dyqanet që shesin objekte artistike, po ekonomia bujqësore që furnizon zonat kalimtare!

Apo !!!

Do të thahet territori dhe do të popullohet ajri!

Vu tajaret nëpër re!

Ore bën njeri llogari apo futja!

Sa është raporti mes investimit të bërë në një aeroport dhe sa vende pune hap ai, pra sa është raporti në përqindje në mes investimit për paga punonjësish përmbi investimin për infrastrukturat materiale.

Apo varja thuaj, rëndësi ka që zotëria nga Kosova të shuajë nostalgjinë e tij!

Të fundit