Flash News

E-TJERA

Aeroporti i Vlorës/ Pacolli del pas 3 orësh nga Prokuroria e Tiranës, ç'deklaroi për mediat

Aeroporti i Vlorës/ Pacolli del pas 3 orësh nga Prokuroria e

Ish-presidenti i Kosovës dhe biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli ka dalë pas rreth 3 orësh nga Prokuroria e Tiranës. 

Sipas burimeve, Behgjet Pacolli u thirr në organin e akuzës dhe u mor në pyetje në kuadër të një çështjeje hetimore që lidhet me ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Duke folur shkurtimisht për mediat, ai tha se ka lënë çështjen “në dorë të drejtësisë” dhe se beson shumë te vendimet gjyqësore, sipas të cilave theksoi se do të veprojë në vijim.

PacolliE kam lënë në dorë të drejtësisë, besoj shumë në drejtësi, do veproj ashtu siç do pasojë vendimet, aeroporti do të bëhet, do jetë aeroporti më i bukur.

Sakaq javët e fundit nuk kanë qenë aq të qeta për bizmnesmenin pasi ka patur përplasje me ortakët e tij, pjesë të koncesionarit që po ndërton aeroportin.

 

 

Të fundit